Sëmundja e shndërroi gruan NË NJË STATUJË TË GJALLË

  • 23 November 2017 - 20:21
Sëmundja e shndërroi gruan NË NJË STATUJË TË GJALLË

Të dridhurat e dhunshme përfshijnë trupin e një gruaje deri në 20 herë në ditë, ku ato të dridhura mund të shkaktohen nga çdo gjë, duke filluar nga zhurma, e deri te stresi. Në fillim muskujt e saj bien ngërç, më pas forcohen dhe ngrihen, duke e shndërruar gruan në një statujë të gjallë. Georgie Weatherley, 30 vjeçe, nga Britania, vuan nga Sindroma e personave të shtangur (SPS), një sëmundje e rrallë autoimune, e cila prek sistemin nervor. Georgie është duke i shkruar mendimet e saj, me qëllim të rritjes së vetëdijes rreth kësaj sëmundjeje.

"Kjo sëmundje m'i ka marrë të gjitha"

E bija e saj, Charlotte, 11 vjeçe, tregon se, kur kishte filluar sëmundja e nënës së saj, ajo ishte kapluar nga ankthi dhe kishte frikë që të qëndronte me të. "Frikësohesha mos unë kisha bërë ndonjë gjë të keqe, që nëna përjetonte ato ngërçe". "Kjo sëmundje m'i ka marrë të gjitha. Tani më nuk bëj një jetë normale. Dikur isha e shoqërueshme dhe një nënë e lumtur, kurrë nuk ndalesha duke punuar", thotë gruaja.

"Një ditë, do të mbetem e shtanguar"

E diagnostikuar me sëmundjen SPS në tetor të vitit të kaluar, Georgie tani frikësohet se, në të ardhmen, ndoshta nuk do të jetë në gjendje as t'i përqafojë fëmijët e saj. 'Frika ime më e madhe është se nuk do të jem në gjendje që t'i puthë fëmijët e mi, duke ua uruar një gjumë të ëmbël", thotë ajo. "E di se, një ditë, do të mbetem e shtanguar dhe ky është një shqetësim që nuk më hiqet nga koka ditë e natë", thotë ajo. Mjeku i ka përshkruar asaj ilaçe kundër depresionit, por ato nuk janë duke bërë punë. Për shkak të sëmundjes, Georgie tani është në karrocë invalidore. Njerëzit me këtë sindromë shpesh bien në depresion, meqë kanë mungesë të neurotransmetuesve nervorë.

(Kosova Sot)