Haki Abazi: Shpend Ahmeti 4 vjet e mbajti Prishtinën me kifle, kunja e viktimizim

  • 24 November 2017 - 07:43
Haki Abazi: Shpend Ahmeti 4 vjet e mbajti Prishtinën me kifle, kunja e viktimizim

Haki Abazi, që udhëheq me Rockefeller Brothers në Kosovë, është përplasur deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqajn.

 

Abazi ka thënë se kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti e ka mbajtur Prishtinën 4 vjet me kunja e kifle.

Ai ka thënë se nuk është standard i qeverisjes ky.

“Me majt Prishtinën me kanxha e kifle, është amnezi. Prishtina nuk mbahet me kësi gjërash dhe me viktimizim”, ka thënë Abazi në një debat televiziv.

“E kam mbështet Shpendin më 2013, por asnjë standard nuk e ka arritur deri më tani në qeverisje. Me ta pru një aparat me të shtyp certifikata të lindjes, nuk është standard”, ka thënë Abazi.

(Kosova Sot)