Duke ikur prej Policisë, u mbyt në lumë

  • 30 July 2015 - 19:59
Duke ikur prej Policisë, u mbyt në lumë

Policët e kishin rrethuar shtëpinë djaloshit, që dyshohej për një varg shkeljesh ligjore. Por, Jack Susianta, arriti të thyente xhamin dhe të largohej nga shtëpia e tij që ndodhet në Clapton të Londrës.

Për afro një orë, policët nuk kanë mundur t’i bien në gjurmë djaloshit. Mirëpo, qentë nuhatës kanë zbuluar rrugën nëpër të cilën ka kaluar ai, transmeton Telegrafi.

Për fat të keq, rruga i ka dërguar ata në kanalin Hackney. Pas kontrollimit që i është bërë, është gjetur trupi i pajetë i 17-vjeçarit.

Nuk dihen arsyet e vdekjes, ndërsa ende nuk janë kryer ekzaminimet e nevojshme të trupit.