Mrekullia e Kërshëndellave, gruaja me kancer shërohet me një ilaç të ri

  • 15 December 2017 - 19:12
Mrekullia e Kërshëndellave, gruaja me kancer shërohet me një ilaç të ri

ISHTE DIAGNOSTIKUAR ME NJË LLOJ AGRESIV TË KANCERIT TË GJIRIT

Shtatorin e vitit të kaluar, mjekët i kishin thënë se asaj i kishte mbetur vetëm edhe një vit jetë
Loughlin, nga Bristoli, thotë se, përkundër prognozave të errëta të mjekëve, ajo nuk ishte dorëzuar, por kishte vazhduar që të luftonte. Ajo kishte përshtypjen se bënte një luftë me shumë pak gjasa për sukses, por këtë javë, pas bërjes së skanimit, ajo mbeti e shastisur nga gëzimi, meqë mjekët i thanë se ishte "tërësisht e pastruar" nga kanceri

Një grua e diagnostikuar me kancer terminal (përfundimtar, shkalla më e rrezikshme e kancerit), thuhet të ketë përjetuar një mrekulli të Kërshëndellave, pasi që mjekët kanë konstatuar që në trupin e saj më nuk ka kancer, falë trajtimit me një ilaç revolucionar. Heidi Loughlin, 35 vjeçe, thotë se meritat për këtë i ka ilaçi i ri, i quajtur "Kadcyla". Shtatorin e vitit të kaluar, mjekët i kishin thënë se asaj i kishte mbetur vetëm edhe një vit jetë, meqë asokohe kanceri i saj ishte përkeqësuar dukshëm.

Image result for Heidi Loughlin

Kadcyla konsiderohet meritor në këtë rast

Zonja Loughlin, nga Bristoli, thotë se, përkundër prognozave të errëta të mjekëve, ajo nuk ishte dorëzuar, por kishte vazhduar që të luftonte. Ajo kishte përshtypjen se bënte një luftë me shumë pak gjasa për sukses, por këtë javë, pas bërjes së skanimit, ajo mbeti e shastisur nga gëzimi, meqë mjekët i thanë se ishte "tërësisht e pastruar" nga kanceri. Ilaçi i ri, Kadcyla, i cili konsiderohet meritor në këtë rast, është aprovuar nga autoritetet që të përdoret nga mijëra gra, të cilat vuajnë nga një lloj i rrallë, tepër agresiv, i kancerit të gjirit. 

Falë këtij ilaçi, tani ka më shumë mundësi që të kalojë kohën me djemtë e saj dhe me partnerin

E, zonja Loughlin s'ka se si të jetë më e lumtur, meqë, sikur që thotë edhe vet, falë këtij ilaçi, tani ka më shumë mundësi që të kalojë kohën me djemtë e saj dhe me partnerin. Ajo ishte në muajin e tretë të shtatzënësisë kur u diagnostikua me kancer, në vitin 2015. Ajo refuzoi kimioterapinë dhe injoroi rekomandimet e mjekëve që i thanë të abortonte. Ajo lindi para kohe, një vajzë të gjallë, e cila për fat të keq, vdiq tetë ditë pas lindjes, si pasojë e një infeksioni. Zonja Loughlin, e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë, në fillim të sëmundjes kishte vërejtur një ekzantemë. Por, mjekët i kishin thënë se ajo kishte thjesht pezmatim të gjirit. Por, më pas mori lajmin e hidhur, se vuante nga kanceri inflamator i gjirit. 

(Kosova Sot)