Daka: Dalja në zgjedhje në Istog 41.27 për qind, qytetarët treguan kulturë të lartë

  • 17 December 2017 - 20:11
Daka: Dalja në zgjedhje në Istog 41.27 për qind, qytetarët treguan kulturë të lartë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka dalë në konferencën e katërt lidhur me rivotimin për raundin e dytë të zgjedhjeve në Istog, ku ka bërë me dije se dalja e votuesve është më e madhe se më 19 nëntor.

“Ju njoftoj se janë mbyllur në orën 19:00 të gjitha vendvotimet”, ka thënë ajo.

“Në këtë raund në zgjedhje kanë dalë 41,27 përqind e votuesve. Kurse në herën e parë të këtij raund dalja ka qenë 38.24 përqind”, ka treguar Daka.

Daka ka falënderuar qytetarët për kulturën e lartë demokratike dhe po ashtu organet e rendit, prokurorinë dhe policinë.

Ajo ka njoftuar në këtë konferencë se procesi i numërimit të votave ka nisur menjëherë dhe do të jetë transparent sikur herën e kaluar.

(Kosova Sot)