Miratohet ligji që financon mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale

  • 03 August 2015 - 22:34
Miratohet ligji që financon mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Për këtë kanë votuar gjithsej 75 deputet, prej tyre 61 pro, 10 kundër si dhe 4 abstenime.

Edhe pse Lista Srpska nuk ka mbështetur projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Më herët kundër këtij ligji kishte votuar në mbledhjen e Qeverisë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, kishte votuar kundër këtij ligji.