Tjetër protestë para zyrës së Edi Ramës, studentët kërkojnë përgjysmimin e tarifave

  • 24 January 2018 - 09:34
Tjetër protestë para zyrës së Edi Ramës, studentët kërkojnë përgjysmimin e tarifave

Një tjetër protestë pritet të ndodhë sonte para kryeministrisë në Tiranë.

Studentët do të dalin me pankarta duke kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit.

Ata pretendojnë se tarifat e studimit në fakultetet shtetërore po rriten nga vitit në vit dhe kjo gjë po i detyron të futen në borxhe.

Kërkesat e studentëve

1.Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve.

2.Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj.

3.Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.

(Kosova Sot)