Kuvendi ta thërrasë Thaçin me urgjencë për pazaret me territorin! - Lajme - Kosova Sot
Kuvendi ta thërrasë Thaçin me urgjencë për pazaret me territorin!

Kuvendi ta thërrasë Thaçin me urgjencë për pazaret me territorin!

SKENARË TË PISTË NË KURRIZ TË SOVRANITETIT TË KOSOVËS

Badallaj: Kuvendi të kërkojë llogari nga Thaçi, sepse Kosova nuk është malli i babës së tij, që ia ka lënë hise

"Edhe tani z. Thaçi, në asistencë me Baton Haxhiun, si njeri tejet i besueshëm i Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, po tenton ta shpëtojë veten, duke pranuar edhe çdo lloj zgjidhje që ta kënaqë Beogradin, duke përfshirë edhe ndarjen e Kosovës, të cilën po tenton ta shesë si shkëmbim territoresh. Beogradi që 20 vjet tinëzisht ka punuar në realizimin e ndarjes së Kosovës, të cilën tani, me të madhe, po na ofrojnë në 'pjatë' Hashim Thaçi, Edi Rama dhe piuni i Vuçiqit, Baton Haxhiu", tha analisti Bislim Aliu për "Kosova Sot" 

Pas raportimeve në medie ditët e fundit, sipas së cilave është duke u përgatitur një opsion i planit kompromis për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke hedhur në tavolinë të bisedimeve opsionin e ndarjes, analistët politikë kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të veprojë me urgjencë dhe të kërkojë informacione të dorës së parë nga presidenti Thaçi, për të mësuar se cila është e vërteta rreth këtyre raportimeve, pasi që edhe niveli i bisedimeve me palën serbe tani e tutje është avancuar në nivel presidentësh. Analistët vazhdojnë ta shohin me shqetësim heshtjen e presidentit të Kosovës rreth këtyre raportimeve, sepse e konsiderojnë këtë opsion të rrezikshëm të ndarjes së Kosovës, të cilin dyshojnë që vetë Thaçi po provon tashesë si "marrëveshje historike" - këmbim i territoreve me Serbinë, si fazë finale e dialogut, propozim ky i Serbisë së Millosheviqit, qysh para 20 vjetësh, ndërkaq tani i përpunuar për interesa të tij personale në prapaskenë nga vetë Hashim Thaçi me ekipin e tij. Analistët konsiderojnë se kjo ide është mënyra e të mbeturit në politikë e Thaçit, duke tentuar edhe tani, siç e ka bërë gjithmonë, t`u bëjë presion ndërkombëtarëve se "unë jam faktor këtu në Kosovë" dhe se "nga unë varet stabiliteti i saj dhe i rajonit"! Ata këtë dyshim e bazojnë pikërisht tek tentativa e parë, e tentimit të puçit për rrëzimin e Gjykatës Speciale, nga e cila po frikësohet Hashim Thaçi, pasi që prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë nuk i bënë hesap as se ekzistojnë, prandaj tani me këtë veprim të ri, sipas analistëve, Thaçi po tenton ta shpëtojë veten, në asistencë të Baton Haxhiut, si njeri i Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, duke pranuar çdo lloj zgjidhje që kënaq Beogradin, përfshirë edhe ndarjen e Kosovës, të cilën do të tentojë ta shesë si shkëmbim territoresh. Për këtë projekt shteti serb punoi në mënyrë joformale e tinëz për gati 20 vjet, për ta realizuar ndarjen e Kosovës, për të cilën gjë tani po e ndihmojnë dhe po ia ofrojnë në 'pjatë' Hashim Thaçi, Edi Rama dhe piuni i tyre i afërt me Aleksandër Vuçiqin, Baton Haxhiu. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara Baton Haxhiut, ai nuk i ka kthyer përgjigje gazetarit.

Të verifikohen raportet

Deputeti nga Lëvizja 'Vetëvendosje', Ali Lajqi, i ka thënë gazetës se tema është tepër delikate dhe nuk duhet që t'i jepet publicitet, i cili e dëmton së pari interesin e shtetit të Kosovës. "Nuk e di pse po flasin kështu përralla, kush po flet kështu, kush po i lanson këto çështje, çka janë këto punë. Normalisht që nëse del që ka diçka të vërtetë këtu, duhet kërkuar që të shikohet çka po ndodh, sepse askush nuk ka legjitimitet për t'i shtruar këto tema, prandaj njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, sepse janë këto probleme të mëdha, historike edhe kombëtare", u shpreh ai. "Përndryshe po, duhet të ftohet të diskutohet, sepse është çështje shumë serioze dhe e ndjeshme kjo temë. Mirëpo, duhet të ruhemi edhe ne që të mos e politizojmë dhe të mos e aktualizojmë që t'i japim një infuzion asaj pune që ta ndihmojmë nga pakujdesia jonë", tha Ali Lajqi për "Kosova Sot".

Plani djallëzor i presidentit

Analisti politik Ragip Guraziu thotë se Kuvendi nuk duhet ta lërë të heshtë presidentin e vendit rreth kësaj çështje, sepse bëhet fjalë për fatin historik të shtetit të Kosovës."Konsideroj që tani është koha duhur që të kërkojë Kuvendi i Kosovës me urgjencë informacione nga presidenti Thaçi rreth opsionit të rrezikshëm të ndarjes së Kosovës, të cilin Thaçi po duket se po provon ta shesë si "marrëveshje historike" - këmbim i territoreve me Serbinë, si fazë finale e dialogut, e që dihet mirëfilli se ky është propozim i kahershëm i Serbisë së Millosheviqit, madje i bërë publik qysh para 20 vjetësh, ndërkaq tani duket se vetëm sa është paksa i përpunuar, mbase për interesa të tij personale, në prapaskenë nga vetë Hashim Thaçi me ekipin e tij trafikant", potencoi ai. "Tani po shihet fare mirë që ky plan është mënyra e vetme e vazhdimit të të mbeturit në politikë e Hashim Thaçit, duke tentuar, siç e ka bërë gjithmonë, t`u bëjë presion ndërkombëtarëve se gjoja ai është faktor këtu në Kosovë, se vetëm nga ai varet stabiliteti i saj dhe i rajonit, duke menduar kështu se i frikëson edhe ndërkombëtarët dhe kjo ishte pikërisht arsyeja edhe në atë tentim të puçit për rrëzimin e Gjykatës Speciale, nga e cila po frikësohet Hashim Thaçi, pasi që prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë nuk i bën hesap as se ekzistojnë", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot". Sipas tij, në këtë lojë presidenti nuk është i vetëm."Ky është edhe një tentim i radhës, që tenton ta shpëtojë veten Thaçi, në asistencë të Baton Haxhiut si njeri i Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, duke pranuar çdo lloj zgjidhjeje që kënaq Beogradin, duke përfshirë edhe ndarjen e Kosovës, të cilën do të tentojë ta shesë si shkëmbim territoresh", tha Guraziu për "Kosova Sot". Ndërsa profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thekson se derisa Republika e Kosovës është shtet me demokraci parlamentare dhe ku Kuvendi i ka të gjitha pushtetet nën kontroll, prandaj ai duhet të jetë institucioni i vetëm, i cili duhet të vendosë për çështjet kruciale të interesit të madh të shtetit."Presidenti i vendit duhet të raportojë dhe çdo marrëveshje që realizohet nga Presidenti apo Qeveria e Kosovës, pa kaluar në Kuvend për votim, nuk hyn në fuqi. Kuvendi i ratifikon të gjitha marrëveshjet. Po Kuvendi, deputetët nuk duhet lejuar, sikundër bënë me Marrëveshjen për Demarkacion dhe me atë për Asociacion, sepse krijohen probleme që ne po i shohim në jetën tonë si popull. Pra, kërkohet të ftohet z. Thaçi në interpelancë parlamentare dhe të japë llogari mbi çdo çështje që ka të bëjë mbi këto diskutime të natyrës së dëmshme për ndërrimin e territorit me shtetin serb", tha ai për "Kosova Sot"

Lojëra të rrezikshme politike

Sipas Reshat Badallajt, çdo vonesë e Kuvendit për të kërkuar sqarime nga presidenti krijon akoma më shumë dilema, huti dhe mosbesim në institucione nga qytetarët e vendit."Natyrisht se do të duhej patjetër që Kuvendi të kërkojë llogari nga Thaçi, sepse Kosova nuk është malli i babës së tij që ja ka lanë hise, por mjerisht e keqja e madhe është se ne nuk kemi Kuvend. Kuvendi ynë është sa për sy e faqe, është Kuvend kukull, i ndikuar po nga këta matrapazë. Dëshmia më e mirë është ajo që e pa populli si veproi me Gjykatën Speciale, se si u luheshin lojëra të pista nga jashtë, për të keqën dhe të zezën e vendit tonë", u shpreh ai. "Këtë ide të rrezikshme kombëtare për copë- timin e Kosovës, me kujtohet mirë se është bërë Akademia e Shkencave serbe, në "Francuska numër 7", nga Dobrica Qosiq, Milan Komneniq, Vojo Sheshel, e të përkrahur nga kasapi Slobodan Millosheviq dhe që u kundërshtua nga shqiptarët, por tani Hashimi mundohet ta hapë këtë PLAGË. Por, serish këtu është edhe sot e përzier Serbia fashiste, por tani mësit i kësaj kolere është spiuni i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu", tha Badallaj për "Kosova Sot". Ndërsa analisti Ali Hertica thotë se nëse del i vërtetë një plan i tillë i Thaçit me të tjerët, atëherë këtu do të mbarojë edhe karriera e tij politike, sepse është i sigurt që Kuvendi i Kosovës, si institucion përfaqësues i zërit qytetar nuk do të lejojë pazare të tilla."Kjo do ta sjellë para humnerës vetë Thaçin dhe politikën e tij, sepse as Thaçi e as kushdo qoftë tjetër nuk do të kenë fuqi të vendosë për çështjen e shtetit, por vetëm zëri i qytetarit mund ta vendosë këtë, e jo ndonjë kokë që ngjan me "koshin" bosh të një dinaku dhe një të njeriu pa vlerë si Baton UDBASHI, që fati i shtetit të jetë në dorën e tij. Kjo ka të bëjë me rolin ndërmjetës të Batonit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Unë besoj që ky plan do të jetë i dështuar, sepse edhe amerikanët ishin dhe vazhdojnë të jenë kundër këtij opsioni. Shumë evropianë gjithashtu!", ka vlerësuar ai."Tani dy politikëbërësit, Hashimi dhe Edi, janë duke luajtur bojëra të rrezikshme së bashku me Aleksandër Vuçiqin, i cili do të pranojë çdo lloj alternative të dëmshme e të rrezikshme për të ndarjen e Kosovës", potencoi Hertica për "Kosova Sot".

Momenti i fundit për legjislativin

Zgjim urgjent të Kuvendit të Kosovës për t'u sqaruar dhe ndërhyrë eventualisht në këtë lojë kërkon edhe analisti Bislim Aliu. Ai thotë se që një kohë të gjatë, bile që nga fillimi i dialogut me Serbinë, Kuvendi i Kosovës, nuk e ka luajtur rolin e vet që e ka si institucioni më i lartë i shtetit, prandaj tani, kur rreziku po paraqitet real, duhet të aktivizohet."Tani është momenti i fundit që Kuvendi ta luajë rolin e vet institucional. Kuvendi me urgjencë dhe patjetër duhet të kërkojë informacione nga presidenti Thaçi, rreth opsionit tejet të rrezikshëm, për ndarjen e Kosovës, të cilën Thaçi po provon ta shesë si "marrëveshje historike" me Serbinë, si fazë finale e dialogut, propozim i Serbisë së Millosheviqit, qysh para 20 vitesh, tani i aktualizuar dhe i përpunuar për interesa të ngushta personale", u shpreh ai. "Edhe tani z. Thaçi, në asistencë me Baton Haxhiun, si njeri tejet i besueshëm i Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, po tenton ta shpëtojë veten, duke pranuar edhe çdo lloj zgjidhjeje, që ta kënaq Beogradin, duke përfshirë edhe ndarjen e Kosovës, të cilën po tenton ta shesë si shkëmbim territoresh. Beogradi që 20 vjet tinëzisht ka punuar në realizimin e ndarjes së Kosovës, të cilën tani, me të madhe, po na ofrojnë në "pjatë"; Hashim Thaçi, Edi Rama dhe piuni i Vuqiqit, Baton Haxhiu", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot". Këtë heshtje "varri" rreth dialogut me Serbinë duhet ta thyejë Kuvendi tani dhe të reagojë fuqishëm në parandalimin e pazareve të pista, edhe sipas gjykimit të analisti Gani Qarri. Ai thotë se ndarja e territorit të Kosovës ishte një prej opsioneve i ideuar moti, tashmë i vjetruar, por më së shpeshti i përsëritura dhe i mbetur në tentativë për imponim nga politikanë dhe intelektualë serbë, qysh nga paralufta e viteve 89-99, gjatë dhe pas saj, të cilën sot duan ta aktualizojnë dhe shesin si "zgjidhje" të tyre shqiptarët si Thaçi. Ai madje e sheh si shumë joserioze përcjelljen e këtyre raportimeve pa ndonjë interesim nga vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës. "Për aq më keq, edhe Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht kryetari i këtij institucioni më të lartë legjislativ të shtetit, lë përshtypjen sikur është në sinkron të plotë me presidentin, me të cilin ata menjëherë pas lufte, bashkë e ndanë edhe Mitrovicën, ndërsa tani, për të mbetur miq të përjetshëm me Serbinë, të cilës aktualisht nuk i mjafton vetëm ndarja e qytetit të shenjtë të minatorëve, nga thellësia e artë e tokës, së të cilës, dikur minatorët tanë trima, rrezikonin jetën për të mbrojtur kushtetutën e vendit të vet, gangsterët e tipit 'Al-Capone' me Thaçin e Veselin në krye, sot duan ta ndajnë përgjysmë edhe Kosovën, për të kënaqur apetitet e Serbisë", u shpreh ai. "Ndaj, para një fatkeqësie si rrezikimi i ekzistencës së shtetit në të cilin, falë ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s, mezi mbushëm dhjetë vite që jetojmë të lirë, nuk ka se si të kuptohet më, në asnjë mënyrë, heshtja kaq e trishtë e qytetarëve dhe vetë Kuvendit", tha Qarri për "Kosova Sot". Sipas tij, Kuvendi jo vetëm se do duhej që me urgjencë ta thërriste në interpelancë parlamentare dhe kërkonte sqarime të detajuara nga Thaçi, si proklamues i idesë së rrezikshme të ndarjes së Kosovës, por do duhej që në një mbledhje urgjente ,brenda 24 orësh, ta shkarkonte atë menjëherë nga të gjitha funksionet për tradhti të lartë kombëtare, rrezikim të integritetit dhe tërësisë territoriale të vendit.

(Kosova Sot)

3 orë e 28 minuta më parë
18/07/18