Haziri: Pushteti e thelloi analfabetizmin

  • 13 February 2018 - 16:01
Haziri: Pushteti e thelloi analfabetizmin

 Analisti Arsim Haziri, për gazetën "Kosova Sot", tha se politika e pandërgjegjshme përbën pengesën thelbë- sore pse shoqërinë tonë e kanë kapluar një sërë defektesh kolektive. "Kosova përfundimisht me këtë gjeneratë politikanësh assesi nuk mund të zhvillojë perspektive të përgjithshme, madje për dukuritë e fenomenet negative që kanë instaluar Kosova e ka të zbehtë edhe të ardhmen e saj të mëtejshme", potencoi ai. "Këtu në mënyrë specifike ndërlidhem me prodhimin e pandalshëm të analfabetizmit aktiv që e kanë bërë përmes instalimit të klasës politike brenda universiteteve publike e private. Këtë dështim në lidhje me arsimin e tregoi edhe vlerësimi ndërkombëtar që i ishte bërë shkollave nëpër Kosovë", vijoi më tej Haziri. "Niveli dhe logjika e kësaj politike është kundër fuqizimit të ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit, kundër integrimeve, madje edhe kundër gjithçkaje çka mund të jetë dobiprurëse për trupin publik ", potencoi ai. 

(Kosova Sot)