Prishtinë, arrestohet nga policia pasi gjuajti me armë në ahengun familjar

  • 20 March 2018 - 11:22
Prishtinë, arrestohet nga policia pasi gjuajti me armë në ahengun familjar

Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 9 gëzhoja. I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me 2 karikatorë të zbrazët”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)