Papa kërkon falje për të gjithë të krishterët që paguajnë për shërbimet seksuale

  • 20 March 2018 - 12:40
Papa kërkon falje për të gjithë të krishterët që paguajnë për shërbimet seksuale

Papa Francis ka kërkuar falje për të gjithë të krishterët të cilët kanë paguar për sigurimin e shërbimeve seksuale, duke thënë se frekuentimi i kriminelëve në drejtim të prostitutave kanë një ‘mentalitet të sëmurë’ ku ata mendojnë se femrat ekzistojnë për t’u shfrytëzuar sekskualisht.

“Kjo nuk është dashuri. Kjo është një torturë për gratë. Të mos krijojmë konfuzitete në terminologji,” shtoi Francis.

Papa i bëri këto komente gjatë një sesioni intim, katër orësh, me 300 të rinj të ftuar nga Vatikani në Romë.

Qëllimi i sesionit ishte të ndihmonte liderët kishtarë të mësonin të rinjtë rreth qëndrimeve kishtare, raporton “DailyMail”

“Unë e kam pyetur veten, dhe po ju pyes edhe juve: A është kisha mashkull shoviniste në gjendje të pyetet për këtë kërkesë të lartë të klientëve?” ajo pyeti.

Ai ndër të tjera, u ka kërkuar të rinjve që të ndërmarrin hapa të sigurt në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

“Kjo është një nga betejat që unë ju kërkoj të rinjve për të bërë, për dinjitetin e grave,” tha ai.

Papa tha se prostitucioni i detyruar ka lindur nga një ‘mentalitet i sëmurë’.

(Kosova Sot)