Klandestinë në SHBA e Kanada/ Udhëtimi i fundit i gruas së kreut të bandës dhe ndjekja 3 mujore në banesën e falsifikimit

  • 20 March 2018 - 12:42
Klandestinë në SHBA e Kanada/ Udhëtimi i fundit i gruas së kreut të bandës dhe ndjekja 3 mujore në banesën e falsifikimit

Dalin detaje të reja për kreun e bandës që falsifikonte dokumentet e identifikimit për të trafikuar në mënyrë klandestine shqiptarët drejt Kanadasë dhe SHBA.

Gazetarja e ‘News24″, Dorjana Bezat ka raportuar nga Kodra e Diellit, aty ku ndodhet edhe banesa e kreut të bandës, që shërbente si bazë e falsifikimit të pasaportave.

Sipas policisë, brenda banesës Eno Mucollari kishte ndërtuar një laborator që kryente falsifikimin e kartave të identitetit dhe të pasaportave.

Pjesë e kësaj skeme ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila është arrestuar, Lirije Mucollari.

Prej 3 muajsh, policia ka qenë pranë kësaj banese dhe ka mbajtur në vëzhgim personat që kërkonin për të falsifikuar dokumentet e idejtifikimit.

Mësohet se Lirije Mucollari, më 16 janar të këtij viti ka udhëtuar drejt Italisë ku dyshohet se mori lëndën e parë që përdorej për të falsifikuar letërnjoftimet.

Mësohet se brenda bagazheve të saj janë gjetur nga policia këto dokumente, gjatë kontrollit në Rinas, por është lënë e lirë të vazhdojë dhe është ndjekur kur është konstatuar se ajo është kthyer në banesën te Kodra e Diellit, ku ka takuar disa persona të ndryshë, po atë ditë që ishte kthyer nga Italia.

(Kosova Sot)