Rrahje masive në një burg në SHBA, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur - Lajme - Kosova Sot
Rrahje masive në një burg në SHBA, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Rrahje masive në një burg në SHBA, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur seriozisht pas përleshjeve në mes të burgosurve në Karolinën Jugore, ndonëse gjendeshin nën siguri maksimale, transmeton AP

Zëdhënësi i burgut, Jeff Taillon, ka njoftuar për këtë ngjarje pasi agjentët e Sektorit Shtetëror të Zbatimit të Ligjit kanë ndihmuar në sigurimin e Institucionit Korrektues.

Taillon ka thënë se zyrtarët janë plagosur pas përleshjeve të të burgosurve të mëngjesin e së dielës.

Sipas tij 17 të plagosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë burgut.

Në këtë qendër të sigurisë së lartë gjenden rreth 1,500 të burgosur, disa prej të cilëve konsiderohen tejet të dhunshëm.

Këto vdekje shënojnë numrin më të madh të të vdekurve në burgjet e Karolinës Jugore në vitet e fundit.

(Kosova Sot)

9 orë e 14 minuta më parë
22/10/18