Krasniqi pyet: Kush po investon e kush po fiton në “Kosovën e Re”

  • 17 April 2018 - 00:07
Krasniqi pyet: Kush po investon e kush po fiton në “Kosovën e Re”

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook një prononcim rreth termocentraleve. Ka pyetur se kush po investon e kush po fiton në termoncentalin që pritet të ndërtohet.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Sot, më 16 prill 2018 në të përditshmen “Koha Ditore” lexova:”Shqipëria dhe Kosova synojnë të ndërtojnë termocentral me kapacitet të njëjtë prodhues, diku 450-480 MËh”. Dhe vazhdon,”Termocentrali në Korçë, investim privat, pritet të kushtojë 350 milionë euro”. Pastaj këtë e krahason me: “Termocentrali në Obiliq, të cilin do ta paguajnë qytetarët e Kosovës, pritet të kushtojë, më së paku një miliard euro më shumë’.

Ky i Kosovës që jo vetëm kushton dy – tri herë më shumë, por edhe do të ngritët çmimi i energjisë elektrike mbi 40%?! Një gjë nuk po kuptohet këtu: Kush po i bënë investimet në termocentralin e ri dhe kush po e nxjerrë profitin? Apo siç pat thënë një herë deputeti, Hydajet Hyseni: “Kush po shet dhe kush po blen”. Fjala ishte se kush po shiste e kush po blinte në Procesin e privatizimit.

Nëse është e vërtetë kjo, dikush duhet të përgjigjet!

(Kosova Sot)