Kadiraj: Me Behgjet Pacollin në krye të diplomacisë, nuk pritet të ndodhtë asgjë

  • 21 May 2018 - 22:03
Kadiraj: Me Behgjet Pacollin në krye të diplomacisë, nuk pritet të ndodhtë asgjë

Analisti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për "Kosova Sot" theksoi se është koha për diplomaci ekonomike, që do të ndikonte edhe në diplomacinë politike, por me këtë qeveri dhe me Behgjet Pacollin në krye të diplomacisë nuk pritet të ndodhtë asgjë.

"Së pari, ai po e bind çdo ditë opinionin që nuk është për atë punë dhe deri më sot nuk mund t'i kujtohet asnjë sukses që nga marrja e mandatit, vetëm shkrep foto me diplomatë të huaj sa për t'i hedhur pluhur në sy opinionit, por njëherësh ky po e shfrytëzon pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme për lobim të biznesit të vet", është shprehur ai.

Kadriaj thotë se rasti më i freskët është ai i nënshkrimit të kontratës me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e Spitalit Pediatrik në QKUK.

"Pra, profili i tij i krijuar nuk mund të bëjë diplomaci ekonomike. Së pari paraqitja dhe elokuenca e tij e dobët në paraqitje, që nuk reflekton tek shtetet tjera, por njëherësh profili i tij si biznesmen nuk mund të akceptojë që të japë, por vetëm të marrë ose të japë duke e llogaritur kthimin e leverdishëm. Nëse me ministrat e mëhershëm të punëve të jashtme ka ngecur lobimi për Kosovë me Behgjet Pacollin i është kthyer ora mbrapa. Falë ndikimit të miqve ndërkombëtarë që e ndalën lobimin e diplomacisë serbe, se përndryshe filluan të diskutohet edhe tërheqja e njohjeve për Kosovën", është shprehur ai. 

(Kosova Sot)