Haziri: Pushteti në Kosovë shihet si përfitim, jo edhe shërbim

  • 23 May 2018 - 15:06
Haziri: Pushteti në Kosovë shihet si përfitim, jo edhe shërbim

Analisti Arsim Haziri theksoi se politika e sotshme me çdo kusht shihet si mundësi ekonomizimi dhe këtë e kanë praktikuar pothuajse të gjitha partitë politike.

"Pushteti në Kosovë shihet si përfitim, jo edhe shërbim, dhe devijimi nga kjo agjendë është dëmtim për tërë shoqërinë. Pikërisht kjo mendësi ka rrudhur tërë asetet publike dhe Kosovës pothuajse në mënyrë të kënaqshme nuk i funksionon asnjë dikaster", vlerësoi ai.

Sipas tij, Kosova është vend i praktikave negative, vend ku nuk ofrohet perspektivë sociale, vend ku ekziston hendek i madh ndërmjet shoqërisë dhe politikës.

(Kosova Sot)