Abazi zbulon skandalin e madh milionësh që buron nga zyra e Thaçit, ja njeriu që zhvati buxhetin e Kosovës dhe të Britanisë

  • 18 June 2018 - 22:13
Abazi zbulon skandalin e madh milionësh që buron nga zyra e Thaçit, ja njeriu që zhvati buxhetin e Kosovës dhe të Britanisë

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politikë në Kosovë, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se krimi dhe korrupsioni që është pengesë për liberalizim të vizave, buron nga zyra e presidentit, Hashim Thaçi.

“Liberalizimi i Vizave dhe krimi e korrupsioni që buron nga zyra e Presidentit. Kushti për luftën kundër krimit dhe korrupsionit është pengesë e pakalueshme ne procedura normale "pa te njohshëm".

Po dëshmohet që me falë tokë është me e lehtë se sa me luftu krimin e korrupsionin”, ka shkruar në facebook, Haki Abazi.

Sipas tij, Petrit Selimi është pjesë e një skandali të madh milionësh të zhvatjes së buxhetit të shtetit të Kosovës dhe atij Britanik.

“Sidomos kur ai është krim e korrupsion që e ka burimin në zyrën e Presidentit të vendit. Petrit Selimi dhe një grup njerëzish rreth tij janë pjesë e një skandali të madh milionësh që janë zhvatur nga buxheti i shtetit të Kosovës dhe atij Britanik. Transaksione pa mbulesë, transaksione për anëtarët e familjes, transaksione të individëve anonimusa dhe kryesisht femra me siguri në lidhje të ndryshme miqësore e familjare. Ky është skandali i fundit për të cilin asnjë lobim tjetër nuk do t'i ndihmoje Kosovës përpos nëse nënshkruajnë edhe kompromise të tjera siç është asociacioni, ndarja e Kosovës. Gënjeshtrat e Thaçit se nuk ka lidhje me Jeffrey Nice dhe deklarimet e tij se ai nuk ka lidhje me letrat e turpit”, ka shkruar ai.

“Ajo që mbetet të kuptohet është nëse pjesë e këtij skandali do të jetë edhe pagesa e librit vetëmohues të Thaçit. ... demarkacionin me Malin e Zi e përfunduat me premtimin se menjëherë, ditën tjetër do të bëhet lajmërimi për liberalizim të vizave. Nuk ndodhi- e turpshme që nuk ndodhi...gënjeshtra të kulluara, premtime të kota...”, përfundon shkrimin në faqen e tij në facebook, analisti Haki Abazi.

 

 

(Kosova Sot)