Kjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Suharekë - Lajme - Kosova Sot
Kjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Suharekë

Kjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë. Në rrugën Suharekë-Duhël, në vendin e quajtur Biraq, të vdekur kanë mbetur pesë persona.

Nga aksidenti në fjalë humbën jetën pesë persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Sipas tyre, në aksidentin e rëndë janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus.

“Si pasojë e këtij aksidenti shoferi (J.S) ka humbur kontrollin mbi veturën, krejt kjo si pasojë e kushteve atmosferike dhe është ndesh në drejtim me autobusin, ku fatkeqësisht në këtë aksident kemi humbjen e pesë jetëve të njerëzve”, thotë Policia e Kosovës.

 

 

 

 

(Kosova Sot)

18 minuta më parë
20/09/18