Godin i thotë ‘po’ Juventusit, Atletico i ofron kontratë të re

  • 18 July 2018 - 12:55
Godin i thotë ‘po’ Juventusit, Atletico i ofron kontratë të re

Diego Godin është një nga lojtarët më të kërkuar nga Juventusit në këtë afat kalimtar dhe raportohet se uruguaiani i ka dhënë përgjigje pozitive Zonjës së Vjetër.

 

Sipas Tuttomercatoweb, Godin ka shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Torino dhe së bashku të tentojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Godin ishte një nga më të mriët me Uruguain në Botërorin Rusia 2018 (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi raportohet se është pajtuar për një kontratë tre vjeçare, ku në përfundimin e saj do të ishte 35 vjeçar.

Pas gjithë kësaj, Atletico i kanë ofruar rinovim kontrate deri në qershorin e 2021.

Godin iu bashkua skuadrës spanjolle në vitin 2010, ndërsa në verën e ardhshme i skadon kontrata.

Në këtë afat kalimtar Juve përveç CR7, ka nënshkruar edhe me Emre Can, Mattia Perin, Joao Cancelon dhe Mattia Caldaran. 

(Kosova Sot)