A ishte plan i orkestruar i Thaçit, dhurimi i territorit të Mitrovicës Veriore, Serbisë qysh më 1999? (VIDEO)

  • 16 August 2018 - 16:35
A ishte plan i orkestruar i Thaçit, dhurimi i territorit të Mitrovicës Veriore, Serbisë qysh më 1999? (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi ka disa muaj rreshtë që përmes konferencave për shtyp po flet rreth opsionit të korrigjimit dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë, të cilin propozim po e kundërshtojnë si të rrezikshëm edhe ndërkombëtarët, e që I bie që 4 komunat veriore t`I dorëzohen Serbisë!

Poqese kthehemi prapa në vitin 1999, Hashim Thaçi ishte I njëjti, I cili foli para protestuesve të punonjësve shëndetësorë,të cilët kërkonin për të kaluar në pjesën veriore në spitalin e Mitrovicës, pas luftës, më 1999 dhe iu premtoi se mjekët do të ktheheshin në punë në spitalin verior.

Shikoni nga minuta e 5-të ku Thaçi premton se do t`I kthej në vendet e punës dhe se do t`iu ndërtoj shtëpitë! Mirëpo, që atëherë, këto fjalë të Thaçit mbetën veçse premtime të rrejshme. Shikoni videon se si gënjeu dhe mashtroi popullin në vitin 1999 dhe si të njëjtën gjë po e bën edhe tani! Gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij nuk kanë të ndalur!

 (Kosova Sot)