Terroristët rrëmbejnë rreth 200 persona në Enbar të Irakut

  • 29 August 2015 - 17:49
Terroristët rrëmbejnë rreth 200 persona në Enbar të Irakut

Organizata terroriste DAESH rrëmben rreth 200 persona të cilët protestonin për vrasjen e të afërmeve të tyre në qytetin Er-Ratbe në Enbar.

Në një deklaratë për Anadolu Agency, zëdhënësi i Parlamentit të Enbarit, Ijd Ammash tha se një banorë i qytetit të Ratbe-s i quajtur Nezir el-Kubejsi ka vrarë një militant të DAESH pas një sherri verbal dhe më pas militantët e kësaj organizate mbrëmë vonë kanë vrarë atë duke e ekzekutuar përpara të afërmeve të tij.

Pas kësaj ngjarjeje qindra persona kanë marrë pjesë në varrimin e këtij personi dhe më pas kanë protestuar kundër DAESH për sjelljet në popull.

Ammash ka thënë për AA se DAESH ka ndërhyrë ndaj protestuesve dhe se rreth 200 prej tyre janë marrë dhe dërguar në burgjet që ata administrojnë.

Pas kësaj Ammash tregon se DAESH është i shqetësuar dhe frikësuar për një mobilizim dhe armatosje të mundshme të popullatës dhe se për këtë arsye është në gjendje alarmi.

Organizata terroriste e DAESH mban nën sundimin e saj qytetin e Ratbe-s që prej vitit 2014.