Këta janë njerëzit që dhurojnë para për fushatën e Donald Trump-it

  • 29 August 2015 - 20:30
Këta janë njerëzit që dhurojnë para për fushatën e Donald Trump-it

Beteja për fonde në garën presidenciale

Edhe multimiliarderi ka nevojë për para

 “Më shumë se gjithçka tjetër kemi nevojë për dikë që do ta mbrojë Amerikën”, ka thënë një mbështetës

 

Pse do t’i dërgonte vullnetarisht para një njeri i klasës së mesme një miliarderi si Donald Trump? Mund ta pyetni veteranin e luftës së Irakut, Rudolf Pohlreich, nga Arizona,  i cili ka dhuruar 250 dollarë.“Është sikur policia kur arrin në vendin e ngjarjes. Kur ka kaos, njeriu dëshiron policinë në vend të ngjarjes, dëshiron që trapat të arrijnë dhe ta marrin kontrollin, qetësojnë situatën e ndoshta edhe të kërkojnë falje më vonë”. Ai është një kandidat i fortë e i guximshëm sikur asnjë tjetër, i cili “është i gatshëm që të dalë në skenë dhe të thotë të vërtetën. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjëja më e keqe që mund të bësh është të shtiresh se janë duke shkuar mirë”, ka thënë Steve Farland nga Kolorado, i cili ia ka shkruar një çek prej 250 dollarësh fushatës ‘Donald J. Trump for President Inc.’ “pesë minuta pasi që e filloi fjalimin e tij”. Trump është aq i pasur saqë disa herë ka thënë se nuk ka nevojë për paratë e të tjerëve për të garuar në një fushë të partisë republikane me 17 kandidatë.

 Ndërron taktikë

Ai ka investuar 1.8 milionë dollarë prej 1.9 milionëve që ka regjistruar në tremujorin e dytë, ndërsa vetëm para pak kohësh ka zbutur qëndrimin e tij publik për pranim të donacioneve. Shitësi i veturave Ernie Boch Jr. ishte nikoqir i ngjarjes për mbledhje të fondeve në Norvud të Masaçusetsit.

Por admiruesit e Trump-it kanë dhënë para, 63 persona kanë kontribuuar me 250 dollarë ose më shumë se në dy javët e para të fushatës së tij. Dhjetë prej tyre kanë dhuruar nga 2.700 dollarë sa është edhe kufiri legal i kontributit për çeqet primare federale. Ata përbëhen nga një spektër i gjerë politik, ndërsa në radhët e tyre kanë tri herë kandidatin demokrat për guvernator të Misisipit dhe një tregtar të pensionuar nga Nju Xhersi, i cili i ka dhuruar para Pat Buchanan-it. “Unë besoj se ai mund të shtyhet me Putin-in”, ka thënë avokati John Eaves nga Misisipi, i cili ka kërkuar nominimin demokratik për guvernator të shtetit në vitet 1975, 1979 dhe 1987. Eaves, 80-vjeçar, ka votuar dy herë për presidentin Barack Obama. “E kam mbështetur me tërë zemrën, ende më pëlqen”, tha ai, por “duhet ta kemi dikë që mund të merret me Rusinë, Kinën, Meksikën. Më shumë se gjithçka tjetër kemi nevojë për dikë që do ta mbrojë Amerikën”. Kjo vlen edhe për Lindjen e Mesme, ka thënë Pohlreich, i cili flet ngjashëm me Trump-in. Ai e mbështet qasjen e tij të marrjes së naftës së Irakut. “Pajtohem 100 për qind me të”, ka thënë ai’ “Kur ke punë me diktatura autoritare, duhet ta mbash gjendjen në kontroll. Nuk ka respekt për Obama-n”. “Ju lutem silluni mirë me neve”, ka thënë K.C. Craichy nga Florida javën e shkuar, i cili i ka dhuruar 250 dollarë Trump-it dhe i cili më parë u ka dhuruar para rivalëve të tij. Ai është autor i librave ‘7 Golden Keys to Unlock Lifelong Vitality’ dhe ‘The Super Health Diet: The Last Diet You Will Ever Need’. “Mua nuk më pëlqen procesi i politikës. Nuk më pëlqen. Kur kam parë burra me karakter nganjëherë në të kaluarën u kam dërguar para. Ky vit, mendoj se është viti më i rëndësishëm për mua për zgjedhje të presidentit”, ka thënë Craichy. Ai e mbështet Trump-in për shkak se është lodhur nga konservativët të cilët “nuk bëjnë atë që e thonë”.  

 

Para nga të gjitha grupet shoqërore

Pamela Newman nga Njo Jorku ka dhuruar 2.700 dollarë për fushatën e Trump-it. Newman, ka dhuruar para për fushatat e Obama-s dhe Mitt Romney-t në vitin 2012. Ajo ka dhuruar para disa herë edhe për Hillary Clinton-in. Por, nga 30 qershori i këtij viti ajo i ka kontribuuar vetëm Trump-it, fushata e të cilit ka shpenzuar 6.933 dollarë në një policë sigurie në ‘Aon Risk Services’, ku punon Newman. Jim Shore, artist nga Jorku u Karolinës Jugore, edhe pse figurinat fetare dhe me tema nga ‘Disney’ shiten mirë përmes internetit, nuk brengoset për markën e tij. Fushatën e Trump-it ai e ka mbështetur me një donacion prej 5.400 dollarëve.“Kur jam me njerëz të cilët janë blerës potencialë, nuk diskutoj gjëra që do të mund të më largonin nga ata”, tha ai. “Mendoj se Trump ka një bazë mjaftueshëm të gjerë të mbështetjes personale madje edhe kur njerëzit nuk e pëlqejnë atë politikisht”. Shore ka dhuruar para pas një pauze nëntëvjeçare në dhurime politike.

(Kosova Sot)