Aksident i rëndë në Shajkovc të Podujevës, një i vdekur (Foto)

  • 30 August 2015 - 15:01
Aksident i rëndë në Shajkovc të Podujevës, një i vdekur (Foto)

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga një aksident i rëndë trafiku në fshatin Shajkovc të komunës së Podujevës.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Rreth orës 12 e 30 në fshatin Shajkovc ka ndodhur një aksident, ku ka mbetur një person i vdekur dhe një tjetër i lënduar, vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët në emergjencë” ka treguar Hoxha, njofton Klan Kosova.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as identiteti i viktimës, policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.