Brendi i njohur ‘Versace’ tani në pronësi të Michael Cors

  • 26 September 2018 - 14:27
Brendi i njohur ‘Versace’ tani në pronësi të Michael Cors

Brendi i njohur i rrobave, Versace, është blerë sot nga firma më e njohur në Shtetet e Bashkuara, Michael Kors, në një marrëveshje prej 2.1 miliard dollarësh.

Shitjet e brendit Michael Kors në New York, i cili vitin e kaluar e mori edhe firmën Jimmy Choo për 897 milion dollar, ranë për 8 përqind pas thashethemeve që dolën dje.

Ndërsa, sot është konfirmuar edhe zyrtarisht kjo marrëveshje.

 

Donatella Versace, motra e Gianni’t që u vra në vitin 1997, u bë zëvëndës drejtoreshë e brendit të njohur italian pas vdekjës së tij.

Mirëpo të rejat rreth kalimit të pronësisë së Versace’s te Michael Kors, nuk u pritën aspak mirë nga fansat, të cilët thanë se kjo marrëveshje do ta ‘vrasë’ Versace’n.

Ndryshe, Michael Kors është brend i njohur për çanta, por prapë ato të Versace’s janë më luksoze.

Një çantë Michael Kors mund të blihet me mbi 100 dollarë, ndërsa shumica e çantave Versace kushtojnë mes 500 e 1000 dollarëve.

(Kosova Sot)