Jahjaga në Ferizaj, kërkon fuqizim të rolit të gruas në jetën institucionale

  • 18 October 2018 - 16:23
Jahjaga në Ferizaj, kërkon fuqizim të rolit të gruas në jetën institucionale

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë së enjtes ka qëndruar në Ferizaj me ç`rast ka takuar gratë deputete të kësaj komune.

Ajo së pari pati takim me të parin e Ferizajt, Agim Aliun, me të cilin bisedoi për fuqizimin e rolit të gruas dhe rinisë në përgjithësi, kurse më pas iu drejtua të pranishmëve.

Jahjaga i informoi gratë deputete lidhur me funksionimin e Fondacionit “Jahjaga”, të cilin ajo e drejton, derisa tha se ky fondacion ka në fokus fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në jetën e përditshme.

Ish-presidentja vlerësoi lartë emërimin e tri drejtoreshave nëpër drejtoritë e kësaj komune dhe kryesuesen e Kuvendit të Komunës.

Takimi ka vazhduar në formë të bashkëbisedimit me ç’rast gratë deputete por edhe pjesëmarrëset tjera kanë adresuar çështje të ndryshme.

(Kosova Sot)