Ngjarjet e datës 15 nëntor

  • 15 November 2018 - 10:28
Ngjarjet e datës 15 nëntor

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Shkelzen Sopjani, dhe ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 8:30)

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon takimin e grupit punues “Kushtet e punës të gazetarëve”. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon Konferencën e dytë ndërkombëtare “Migracioni, Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik”. (Fakulteti Ekonomik, Amfiteatri i Vogël, ora 09:30)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim lamtumirës dhe dekoron komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00, vetëm pamje)

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës organizon promovimin e librit “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës” të autorit Shaban Murati. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në detyrë, Sindikata e Policisë së Kosovës organizon edicionin e VI-të të Lojërave tradicionale sportive në futboll të vogël. (Palestra e sporteve “Shpella e Bobit” në Pejë, ora 10:30)

Zjarrfikësit organizojnë protestë në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështir qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend. (Nisja nga parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 10:30 - para objekti i Qeverisë, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj mbanë ligjëratë për studentët e Fakultetit Filozofik. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten gjetjet e KDI-së lidhur me mënyrën se si operatorët ekonomik në Kosovë po amnistohen nga veprat penale. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Filozofisë, Shoqata e Filozofëve të Kosovës dhe Departamenti i Filozofisë organizojnë Konference. (Fakulteti Filozofik i UP-së, salla 101, ora 11:30)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00, vetëm pamje)

Promovohet libri "MONUMENT NE PARAJSE", monografi artistike kushtuar veprës së skulptorit të ndjerë Asim Lokaj. (Biblioteka Kombëtare "Pjeter Bogdani", ora 12:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon një aksion para Fakultetit Juridik për rastin e plagjiaturës së Mejdi Bektashit pasi gjykata themelore ka vendosur ta censurojë përkohësisht raportin e organizatës Admovere ku flitet për këtë plagjiaturë. (Para Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, ora 12:30)

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin e Koncept Dokumentit për Shërbime Sociale dhe Familjare. (Salla e konferencave në MPMS, ora 13:00)

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 12:30, konferenca, ora 13:15)

Ministria e Infrastrukturës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me palën hungareze për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 13:10) 
Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Richard Mei do të vizitojë të enjten Panairin e katërt vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit. (Fakulteti i Edukimit, ora 14:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijarto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:50)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ministri i Jashtëm dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, zhvillojnë takim bilateral. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 16:25, vetëm pamje)

Per here te pare do te organizohet nje debat i cili trajton tematikën e mungesës së pedagogëve në shkolla. (Fakulteti i Edukimit, ora 17:00) 
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në performancën e artistëve nga Gjermania “Tape That”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)

Ambasada e Francës organizon mbrëmjen “Beaujolais Nouveau”, e cila është një mundësi për t’i shijuar verërat Beaujolais 2018, shoqëruar me djathëra francezë, të gjitha në një atmosferë muzikore dhe miqësore. (Hotel “Sirius”, ora 19:00).

 

(Kosova Sot)