Jahjaga: Serbia do ta njohë Kosovën, nuk ka alternativë tjetër

  • 15 September 2015 - 23:26
Jahjaga: Serbia do ta njohë Kosovën, nuk ka alternativë tjetër

Presidentja Jahjaga thotë se Serbia nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç njohjes së pavarësisë.

Kjo sipas saj, do të ndodhë pas përfundimit të dialogut.

“Dialogu do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo nuk është një ëndërr”, ka thënë Jahjaga.

 

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka thënë se Kosova nuk ka hasur në bashkëpunim me Serbinë , sa i përket ndalimit të emigrimit.

Ajo ka thënë se Serbia nuk e ka përmbushur asnjë obligim sa i përket bashkëpunimi fqinjësor në këtë rast.

“Në parandalimin e emigrimit ilegal nuk kemi pasur bashkëpunim me Serbinë”, ka thënë Jahjaga. 

Jahjaga: E ardhmja do të tregojë kush më bëri Presidente

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thotë se asaj i është ofruar detyra që t’i shërbejë vendit në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.

Jahjaga ka thënë në emisionin “Top Show” se nuk ka pasur dilemma për ta pranuar propozimin, sepse siç është shprehur ajo, për t’i shërbyer dilemma, askush nuk ka dilemma.

“Nuk është në pikëpyetje vetvetja, por vetë shteti dhe qytetarët e saj”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka thënë se ende nuk është koha të tregojë se kush i ka propozuar që të bëhet president, pork a thënë se do ta tregojë këtë në memoaret e saj që planifikon t’i shkruajë në të ardhmen.

“Ende nuk ka ardhur koha, por një ditë do të shpalosen në memoaret e mia që unë do t’i shkruaj patjetër në të ardhmen”, ishte përgjigja e Jahjagës.

Në këtë emision të titulluar “Profili i Presidentes”, Jahjaga ka folur për fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë. Ajo ka thënë se pozita e gruas nuk dallon shumë nga Kosova në Shqipëri.

Jahjaga ka thënë se i kishte kërkuar llogari kryeministrit Mustafa për pjesëmarrjen e grave në qeverisje.

“Përgjigja ka qenë e dimë, por më jep pak kohë dhe patjetër këtë do ta përmirësojë”, tha Jahjaga duke iu referuar përgjigjes së kryeministrit Mustafa.