
Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së
Në Selinë Qendrore të LDK’së ka filluar mbledhja e kryesisë së partisë, thirrur nga kryetari Isa Mustafa.
Në mbledhjen që po mbahet e mbyllur për media, temë kyce e diskutimet janë zhvillimet në bisedimet për koalicion me VV’në, si dhe përgatitjet për seancën e sotme konstituive.
Para fillimit të takimit, para mediave shkurtimisht foli lideri i LDK’së, Isa Mustafa. Ai ka deklaruar se për sot nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga VV-ja për takim.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së vjen pas dështimit që marrëveshja me VV-në të realizohet para seancës konstituive të Kuvendit.
(Kosova Sot Online)