Gjenden para të falsifikuara në Prizren

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 10:49
Gjenden para të falsifikuara në Prizren

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi i janë gjetur para të falsifikuara

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 200 euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)