Rrahje në Prishtinë, arrestohen tetë persona
Policia ka arrestuar të gjithë pjesëmarrësit dhe nga dy të dyshuar ka konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Nga dy prej të dyshuarve janë konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)