Prokuroria e Gjilanit jep detaje për vdekjen e prokurorit nga COVID-19

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 12:18
Prokuroria e Gjilanit jep detaje për vdekjen e prokurorit nga COVID-19

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar për vdekjen e prokurorit Esat Ademi, i cili ishte infektuar me COVID-19

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Ademi ka vdekur në mëngjesin e sotëm.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, ju njofton se sot, më 16 Gusht 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi”, thuhet në njoftim.

Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

“I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)