Rrah gruan në prani të fëmijëve

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 13:39
Rrah gruan në prani të fëmijëve

Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj rreth orës 21.00 në Gjakovë.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta me dy fëmijët e saj është strehuar në shtëpi të sigurt. 

Me datën 16.08.2020 është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën dhunë në familje.

(Kosova Sot Online)