Lexoni edhe:
Dështimi i Qeverisë me pandeminë koronavirus po e shndërron Kosovën në një Vuhan të dytë në qendër të Ballkanit
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimaj ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çaërë Sakar, me të cilin tha se kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend.
“Bashkërisht diskutuam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Ambasadorin e falëndërova për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit, me theks të veçantë për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen e vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
“Nga ana e tij, ambasadori u shpreh i gatshëm për dinamizim të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe u zotua se Turqia do të vazhdoj të mbështes vendin tone, ashtu siç ka bërë deri më tani”, tha Balaj – Halimaj.
(Kosova Sot Online)