Hoti për zhvillimet te Manastiri i Deçanit: E kemi në traditë ruajtjen e objekteve fetare

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 17:56
Hoti për zhvillimet te Manastiri i Deçanit: E kemi në traditë ruajtjen e objekteve fetare

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se është në traditën e Kosovës që të mbrojë cdo rrjet kulturor e fetar, të çdo etnie e çdo feje.

Hoti është kritikuar pasi dha urdhër të ndalën punimet e rrugës Decan – Plan, duke thënë se kanë hyrë në zonën e Mbrojtur të Manastirit të Decanit.

Ai përmes një postimi në gjuhën angleze shkroi se populli i Kosovës mbron vlerat e secilës etni dhe religjioni.

“Kosova është mozaik i kulturave dhe religjioneve. Rrjetet kulturore dhe fetare të të gjitha etnive dhe besimeve në Kosovë janë vlerë e përbashkët dhe përkujtim se shoqëria jonë kanë mbijetuar me shekuj për shkak të mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës. Kjo është një zotësi që ka rrënjet në traditën tonë” , ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)