Lexoni edhe:
Ja pse ish ministri i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, nuk duhet të bëhet president i Kosovës
Një burrë nga Fushë-Kosova ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe më pas ka ikur nga shtëpia.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)