Lexoni edhe:
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Policia e Kosovës ka vazhduar sot aksionin në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Media raporton nga vendi i ngjarjes se janë konfiskuar katër lopë atje, të cilat pritet të merren nga zyrtarë të Doganës.
Të shtëna me armë zjarri në PrishtinëLexoni edhe:
Lopë janë konfiskuar edhe në aksionin e 18 shtatorit. Madje, 59 prej lopëve të konfiskuara janë therur për nevoja të kuzhinave nëpër qendra korrektuese.
Ndryshe, se po zhvillohet aksion në Karaçevë dhe rajonet e tjera të Kosovës e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit, përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës. Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
(Kosova Sot Online)