Një viktimë dhe 284 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 15:06
Një viktimë dhe 284 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të enjten (29 tetor) janë konfirmuar 284 të infektuar me koronavirusin e ri.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1.058 mostrave të testuara.

Nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri brenda 24 orëve ka vdekur dhe një person. (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK).

Raste aktive aktualisht janë  2.869

“72 TË SHËRUAR DHE 284 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK)”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.

(Kosova Sot Online)