Melania “harron” Trump, fotografohet krah për krah me ushtarin

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 10:36
Melania “harron” Trump, fotografohet krah për krah me ushtarin

Melania Trump u fotografua krah për krah me një ushtarak dhe qëndroi larg presidentit gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorave në Ditën e Veteranëve.

Zonja e parë u shoqërua nga një ushtarak, i cili mbante maskë në fytyrë, teksa shoqëronte Melanian gjatë vizitës në Varrezat Kombëtare të Arlington.

Ky ishte angazhimi i parë publik i Donald Trump që pas humbjes në zgjedhje. As Melania dhe as presidenti Donald Trump nuk kishin maska.

(Kosova Sot Online)