Lexoni edhe:
Meliza Haradinaj - Stublla jep dorëheqje nga pozita e Kryediplomates dhe AAK’ja
Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e kryediplomates dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në një postim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shprehur pakënaqësi për disa nga kolegët e partisë, duke thënë se ata e bëjnë AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.
Meliza Haradinaj - Stublla jep dorëheqje nga pozita e Kryediplomates dhe AAK’ja Lexoni edhe:
“Nuk është sekret që Aleanca nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka alarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë! Ata janë angazhuar që me çdo kusht të fitojnë betejën zgjedhore, pa zgjedhur mjet e as rrugë. Me çdo kusht kanë aderuar njerëz të padëshmuar e të panjohur për strukturat e partisë, për të ndërtuar projeksionet dhe aleancat e tyre për mirëmbajtjen e kontrollit dhe shantazhit përbrenda.
Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/257551552657578
(Kosova Sot Online)