Lexoni edhe:
Ndryshimi i madh në lidershipin e LDK-së, një fillim pozitiv me sfida serioze!
Drejtori Rajonal i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Gjilan, Alban Qerimi është arrestuar mbrëmë gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridona Xheladini, ka konfirmuar se i njëjti pas intervistimit është liruar, teksa një inspektor i ATK-së në këtë komunë është ndaluar.
Ndryshimi i madh në lidershipin e LDK-së, një fillim pozitiv me sfida serioze!Lexoni edhe:
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është ndaluar një inspektor i ATK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, ndërsa drejtori i ATK-së është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Xheladini.
Se Qerimi i është kthyer punës sot, e kanë konfirmuar edhe nga ATK-ja.
Nga ky institucion deklaruan se gjatë ditës do të dalin me një komunikatë zyrtare lidhur me rastin.
Inspektori i ndaluar nga Prokuroria dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
(Kosova Sot Online)