Erdogan paralajmëron Putinin: Mos luaj me zjarrin!

  • 27 November 2015 - 16:56
Erdogan paralajmëron Putinin: Mos luaj me zjarrin!

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë sa vijnë e tensionohen edhe më tej. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar Vladimir Putinin “që të mos luajë më zjarrin”.

Gjithashtu ai ka deklaruar se nuk ka si qëllim të prishë marrëdhëniet me Rusinë dhe në asnjë moment nuk e ka dashur një gjë të tillë.

Erdogan, ndër të tjera ka deklaruar se shpreson ta takojë presidentin rus në samitin për klimën, i cili mbahet javës që vjen në Paris.

“Dua ta takoj Putinin ballë për ballë në Paris në Samitin për Klimë. Ne nuk duam të dëmtojmë marrëdhëniet me Rusinë”, ka sqaruar presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ndërkohë Turqia ka pezulluar marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve me Turqinë.

Kjo masë, e cila hyn në fuqi në datën 1 janar të vitit 2016, merret si pasojë e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve pas rrëzimit të avionit rus nga forcat ushtarake turke.