Kurti dërgohet në Pallatin e Drejtësisë

  • 28 November 2015 - 17:07
Kurti dërgohet në Pallatin e Drejtësisë

Para pak momentesh Albin Kurti është dërguar në Pallatin e Drejtësisë.

Sipas gazetarëve të KALLXO.com-it në terren, Kurti është dërguar atje me autoblinda të Policisë.

Policia është e vendosur te Pallati i Drejtësisë për të krijuar siguri pas dërgimit të Kurtit.

Kurti kërkohej nga prokuroria për rolin e tij në lidhje me lotsjellësin e hedhur në njërën nga seancat e Kuvendit.