Lexoni edhe:
Në Prishtinë djali keqtrajton babanë
Të dielën në dy aksidente trafiku kanë vdekur pesë persona. Në mesin e viktimave është edhe një 10-vjeçar, i cili mbeti i vdekur bashkë me prindërit dhe gjyshen.
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së dielës, në fshatin Koshare të Ferizajt në mes dy veturave, ku kanë vdekur katër persona.
Në Prishtinë djali keqtrajton babanë Lexoni edhe:
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Ferizajt e më pas në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Koshare, Ferizaj, 06.06.2021 – 15:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj, katër persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt dhe QKUK. Me vendim të prokurorit, njëri nga vozitësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupa e pa jetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.
Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Korroticë e lartë në Gllogoc.
I vdekur në vend ka mbetur vozitësi i veturës, i cili ka shkaktuar vetaksident.
“Fsh. Korroticë e lartë, Gllogoc 06.06.2021 – 18:30. Vozitësi mashkull kosovar me veturën, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pa jetë të viktimës e ka marr mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)