Tiranë, tenton të përdhunojë motrën 48 vjeçare
Policia e Tiranës ka arrestuar një 52vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë motrën e vet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, tek pallatet “1 Maji”.
Sipas policisë, shtetasi D.T, ka tentuar të përdhunojë motrën e tij 48vjeçare.
Ka qenë kjo e fundit që ka lajmëruar policinë, e cila ka prangosur 52vjeçarin, i cili tashmë do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.
Raportohet se ai ka qenë i dehur gjatë ngjarjes, por 52 vjeçari e ka mohuar akuzën. Ai jetonte me të motrën dhe të ëmën, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë. Të dy janë ata janë beqare, ndërsa e motra ka thënë në polici se ai fillimisht e ka dhunuar fizikisht për shkak të ushqimit.