Betim Gjoshi: Të shohim nëse gjatë Konventës paraqitet edhe ndonjë kandidat për kryetar të PDK-së

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 10:01
 Betim Gjoshi: Të shohim nëse gjatë Konventës paraqitet edhe ndonjë kandidat për kryetar të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës sot po mban Konventën e saj të 10-të ku do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Zyrtarisht për këtë post kandidat i vetëm është Memli Krasniqi.

Betim Gjoshi, sekretar organizativ i PDK-së tha se mbetet të shihet nëse gjatë konventës paraqitet edhe dikush tjëtër i cili ka gatishmëri të garojë për të parin e PDK-së.

“Që nga fillimi ne e kemi inkurajuar garën. Konventa është organi më i lartë i partisë. Ka të drejtë që të ndryshojë edhe rregullat e partisë. Nëse ka gatishmëri për të kandiduar ai kandidat mund ta pyes konventën. Pra, ti prezantojë nënshkrimet”.

Gjoshi theksoi se kryetari i Partisë Demokratike zgjedhet nëse kandidati merr mbi gjysmën e votave të vlefshme të kandidatëve.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës zgjedhjet nëse merr mbi gjysmën e votave të vlefshme të delegatëve”.

(Kosova Sot Online)