Pamje nga aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq një person, e u lënduan disa tjerë

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 08:22
Pamje nga aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq një person, e u lënduan disa tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova”, të shtunën mbrëma, me ç’rast një person ka humbur jetën, derisa janë lënduar edhe disa persona.

Lajmin e ka konfirmuara zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, ka thënë Krasniqi.

Në vazhdim i gjeni fotot nga aksidenti tragjik:

(Kosova Sot Online)