Samiti i Brdos: BE pret normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 16:41
Samiti i Brdos: BE pret normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Liderët e Bashkimit Evropian bashkë edhe me shtetet anëtare në konsultim edhe me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët pas Samitit të Brdos të mbajtur në Slloveni.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Njëra nga pikat e kësaj deklarate i kushtohet dialogut Kosovë-Serbi.

Në pikën e gjashtë thuhet se Bashkimi Evropian pret normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“6. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe presim përparim konkret nga të dyja palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis tyre, i cili është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që ata të mund të vazhdojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”.

(Kosova Sot Online)