Konjufca dhe Meurice flasin për thellimin e partneritetit Kosovë-Belgjikë

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 13:24
Konjufca dhe Meurice flasin për thellimin e partneritetit Kosovë-Belgjikë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me këshilltaren Arbenita Mjekiqi, sot priti në takim ambasadorin jo-rezident të Belgjikës për Kosovë, Frédéric Meurice, i cili shoqërohej nga Shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel.

Me këtë rast, kryetari Glauk Konjufca falenderoi ambasadorin belg për mbështetjen e Belgjikës përgjatë proceseve shtetndërtuese të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.

Në takim, ndër të tjera, u theksua përkushtimi për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.

(Kosova Sot  Online)