Lexoni edhe:
Petkoviq ndalohet në Merdare, nuk i lejohet të hyjë në Kosovë
Një 24 vjeçar humbi jetën mbrëmë në Obiliq.
Si fillim rasti u raportua si plagosje në një poligon të shenjëtarisë në këtë komunë, por më vonë nga të dhënat fillestare u theksua se ky i fundit kishte kryer vetëvrasje.
Petkoviq ndalohet në Merdare, nuk i lejohet të hyjë në KosovëLexoni edhe:
Nga familjarët e të ndjerit është bërë e ditur se varrimi i tij bëhet sot në varrezat e fshatit Sllovi, nga ora 15:00.
Përmes një publikimi në Facebook nga klubi i shenjëtarisë “Katana”, mbrëmë është thënë se duke pasur respekt ndaj privatësisë së personave të përfshirë me ngjarje, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme.
Po ashtu është theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe standardet e sigurisë.
(Kosova Sot Online)