Aksident trafiku në rrugën Podujevë–Prishtinë, lëndohen dy persona

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 15:22
Aksident trafiku në rrugën Podujevë–Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën Podujevë – Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

Ditëve të fundit është rritur numri i aksidenteve, për çka Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë vozitësit e automjeteve për kujdes të shtuar, derisa ka paralajmëruar zero tolerancë për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

(Kosova Sot Online)